Dua Lipa bëri shqiptarët edhe njëherë krenarë.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare fitoi dy çmime Grammy – një për Artistën më të mirë të re dhe një për Best Dance Recording në këngën Electricity.
Pas shumë lëvdatave që i mori Dua, Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli postoi një fotografi me të për të shprehur gëzimin e tij me çmimet e Duas.
“Dua Lipa bën historinë, fituese e dy Grammy është për çdo lavdatë. Kosova krenohet me të!”, ka shkruar ai.
Më poshtë postimi i tij i bërë në Instagram./Prive.al