Ai sapo ka bërë dy tatuazhe të reja për të celebruar dashurinë e tij për këngëtaren Ariana Grande.
E tani komediani Pete Davidson ka fshirë edhe tatuazhin që më parë i dedikohej ish të dashurës së tij, Cazzie David.
24 vjeçari e ka mbuluar fytyrën e ish të dashurës që e kishte të stampuar në pjesën e përparme të krahut, me një set tatuazhesh të reja.
Para se të ndaheshin në maj, Cazzie dhe Pete kishin qenë në lidhje për dy vjet ndërsa ai dhe Ariana Grande, e konfirmuan se janë në lidhje dy javë më parë, dhe ylli i popit, është parë duke mbajtur unazë të madhe diamanti në gisht e mediat raportuan se aat ishin fejuar. /Prive.al