Dyshja Blunt e Real kanë bërë një kthesë në karrierën e tyre muzikore. Pas këngëve me shumë ritëm, në projektin e fundit erdhën më agresiv duke adresuar dhe këngë ‘diss’ për kolegë të tyre.
Edhe tre javë më vonë, jehona rreth saj nuk po ndalon edhe nga deklaratat e Blunt, të cilët po i vënë më shumë ‘zjarr – benzinës’.
Por, tashmë kur akoma po flitet rreth ‘TR – PR’, artistët kanë menduar një tjetër videoklip. Në Insta Story, Blunt ka postuar një imazh nga studio ku po përgatitet për këngnë e re e po ashtu më vonë një tjetër postim nga takimi me Imagine Films, të cilët do të vizualizojnë spotin.
Nuk dihet nëse edhe kjo do të jetë ‘diss’ apo dyshja kthehen me këngët që jemi mësuar ti dëgjojmë nga ata./Prive.al