Pas debatit për ndalimin e dasmave, Labi i bën vetes dhuratë super luksoze (FOTO)

By

Labinot Tahiri i ka bërë vetes një dhuratë goxha të shtrenjtë.

Këngëtari ka blerë një makinë të tipit Audi Q8 ngjyrë të zezë dhe këtë e ka konfirmuar djali i tij Eltoni, duke postuar fotografinë e makinës së re në instastory.

“Urime babë, e gëzofsh me shpirtin tënd dhe me ne, e ke meritu pa dyshim. Kta me koparen e sivjetshit”, ka shkruar djali i tij.

Kjo vjen disa ditë pasi Labi reagoi publikisht kundër ndalimit të dasmave dhe ahengjeve për këtë vit për shkak të koronavirusit.

Në një status të shkruar javën e kaluar, ai tha se i duhen para për të paguar këstet në bankë dhe përveç tij, shumë njerëz do të mbesin pa punë./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm