‘Babastars’ kanë kaluar në periudhë relativisht të vështirë së fundmi.
Grupi pas një kohe të pasivizimit ku përçarja vërehej në ajër, u reduktua në numër me largimet masive.
Skivi e Cozman e zyrtarizuan daljen teksa Agon Amiga poashtu pati mospajtime.
Por duket se ‘Babastars’ vazhdon dhe së shpejti priten risi.
Kjo është lënë të kuptohet në një foto të menaxherit Sahiti, Getit dhe Majkit e Onat nga studio.
Mbetet të shihet se çfarë po përgatisin djemtë por duket se koha kur do të vijnë me projekte të reja nuk është e largët. /Prive.al