Pas daljes nga “Dance” çka thotë Arta për Vera Grabockën dhe Alketa Vejsiun?

By

Pesë javë. Kaq ishte rrugëtimi i Arta Nitajt në “Dance Albania”.

Përkundër pritshmërive të shumicës, ajo doli e eliminuara e dytë. Mbi aventurën dhe jo vetëm, Arta foli në intervistë për emisionin Prive.

Ajo ndër të tjerash foli edhe për bashkëpunimin me Vera Grabockën dhe Alketa Vejsiun.

“Sa i përket Verës dhe Alketës, unë gëzoj respekt shumë të madh për të dyja. Le që janë punëtore, por puna që bëjnë është shumë ndryshe nga sa unë kam mundur të shoh në televizionet e tjera. Unë mund të them lirisht që Vera për Klanin është sikurse Elizabeta për Anglinë”, tha ajo ndër të tjerash.

Ndiqni të plotë intervistën e saj në videon e mëposhtme.

Artikuj të ngjashëm