Pas një jave me shumë bujë të cilën e shkaktoi fitorja e saj në edicionin e 58-të të Festivalit të Këngës, Arilena Ara ka vendosur t’ia ‘mbathë’ nga Shqipëria.
Ajo është rikthyer sërish në Los Angeles, atje ku po punon në projekte të reja muzikore tash e një kohë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes postimeve në rrjete sociale.
Për ironi, rrugën përtej oqeanit e mori pas mbarimit të festivalit edhe Elvana Gjata, vetëm se me një dallim – ishin angazhimet në koncerte për audiencën shqiptare ato që e çuan këngëtaren në ‘tokën e premtuar’ pas rezultatit në garën e shumë komentuar. /Prive.al