VIDEO: Shyhretja ‘mbushë’ nusen e djalit plot ari!

By

Eventet me rastin e martesës së djalit të këngëtares së njohur Shyhrete Behluli ka tash e disa ditë që kanë nisur.

Pasi nusja, Learta festoi natën e beqarisë me shoqet katër ditë më parë rradha ishte mbrëmë për kanagjeqin.

Në të nuk munguan as shumë fytyra publike, kryesisht kolege të këngëtares së mirënjohur që i shtuan edhe më shumë vlerë ahengut me pjesëmarrjen e tyre.

E duket se me kohën që kalon, edhe detajet e eventit vetëm sa po shkojnë duke u zbuluar përmes videove.

Në një të fundit të cilën e ka siguruar Prive.al, shihet Shyhretja në rolin e vjehrrës teksa i vendos nuses së djalit aksesorë të arit me vlerë të madhe. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm