Pas Borës, dikush tjetër në “Për’puthen” rezulton pozitiv me COVID-19

By

Para pak ditësh, Bora Zemani u rikthye në emisionin e dashurisë, pas disa ditësh në izolim si pasojë e infektimit me COVID-19.

Duke mos nënkuptuar që janë raste të ndërlidhura, edhe konkurrenti Atdhe Xharavina ka testuar pozitiv me virusin.

Lajmi u bë i ditur nga vetë produksioni, duke njoftuar se ai do të mungonte disa ditë në studio. Ndërkaq, nga ana tjetër konkurrenti nuk ka reaguar në lidhje me lajmin.

I urojmë shërim të shpejtë! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm