Pas aksidentit të rëndë, ndërron jetë aktorja e “Gone Girl”

By

Aktorja e “Gone Girl”, Lisa Banes ka ndërruar jetë.

Një muaj më parë, ajo u përplas me një skuter që e la atë me lëndime të mëdha. Aktorja ishte 65 vjecare.

“Ne jemi të trishtuar për vdekjen tragjike të Lisas,” tha David Williams, menaxheri i saj, në një deklaratë.

“Ajo ishte një grua me shpirt, dashamirësi dhe bujari të madhe dhe e përkushtuar ndaj punës së saj, qoftë në skenë apo para kamerës dhe aq më tepër ndaj gruas, familjes dhe miqve të saj. Ne ishim të bekuar që e kishim atë në jetën tonë”, shtoi Williams.

Banes pësoi një traumë të rëndë në kokë pasi u godit nga një skuter që ndezi një dritë të kuqe në Manhattan Upper West më 4 qershor. Ajo u shtrua në spital menjëherë pas incidentit, tha policia.

“Skuteri më pas u largua nga vendndodhja, duke vazhduar në veri. Nuk ka arrestime dhe hetimi mbetet në vazhdi”, tha NYPD në një njoftim.

Artikuj të ngjashëm