Një fotografi në llogarinë Snapchat ku shihet Capital T dhe Dhurata Dora kanë ngritur dyshimet se kënga e re do të jetë një duet mes tyre.
Por Prive ka kontaktuar me Capital T i cili ka treguar që ky projekt nuk është me Dorën. ‘Pare Pare’ është shkruar nga Kapo , muzika është punuar nga Mixey e ndërsa klipi nga Max Production.
‘Pare, Pare’ do të sjell fusha interesante jo të para më herët në tregun muzikor shqiptar duke përdorur trendin e meme, ku janë të përfshirë edhe artistë të tjerë.
Kënga e cila do të lançohet në fund të nëntorit pritet të jetë një hit i radhës nga Trimi.