6 ditë para finales së Top Fest, kush janë më të klikuarit?! (Video)

By

Të dielën mbahet finalja e edicionit të 12-të të festivalit të muzikës moderne ‘Top Fest’. Ky event i cili këtë vit përfundon misionin e tij ka mbledhur disa emra të rëndësishëm të diskografisë shqiptare.

Derisa triumfuesi pritet të shpallet në natën e 31 majit, ne kemi vëzhguar YouTube për të shikuar se kush janë më të pëlqyerit.

Kënga që kryeson është ‘Vetëm ti’ nga Noizy dhe Elgit Doda me 3 milionë e 648 mijë shikime ndërsa pasohet fuqishëm nga bashkëunimi i dytë me Ermal Fejzullahu, Lumi B dhe Ledri Vula.

Kënga e treshës ‘Shko’ ka grumbulluar mbi 3 milionë e 74 mijë klikime.

Top 3 e mbyll fituesi i ‘The Voice’, Aslaidon me këngën ‘Vetëm do i’a dal’ me rreth 500 mijë shikimesh./Prive.al

Artikuj të ngjashëm