Në javën përmbyllëse të sezonit të parë të emisionit NIN në Klan Kosova, disa ditë më parë me Dalin Buzin nga Anabel, gazetarin Olti Curri dhe Eni Shehun nga ABC News u diskutua për mediat, gazetarët e fytyrat publike.
Me theks të veçantë, në një pjesë kur u elaborua trendi i pushimeve në rrjete sociale, kryeredaktorja e Anabel.al tregoi një gojëdhënë që thuhet për çiftet që vizitojnë Santorinin, destinacionin e shumë frekuentuar nga yjet shqiptarë së fundmi.
‘Thonë se kush shkon në Santorini, ndahet’ – deklaroi Buzi në një parashikim të ‘frikshëm’ që doli i vërtetë për Bleron dhe Afronën të cilët vetëm pak javë më parë u kthyen nga bregdeti grek.
Sa u diskutua për Santorinin, Olti Curri pati një mesazh për bukuroshet shqiptare që po shkojnë gjoja ‘të vetme’ e për ‘punë’ atje. Diskutimin e plotë e gjeni në videon e mëposhtme.