Kënga e fundit e publikuar nga Adelina Ismaili, ishte “Tiqja”.
Projekti u pëlqye shumë nga fansat e saj pasi e riktheu divën e muzikës sërish në skenë.
Mirëpo tani, fansat do të gëzohen akoma më shumë pasi ajo është duke punuar në këngën e re.
Kjo u bë e ditur nga producenti i Massive Production Graniti, i cili postoi foto bashkë me Adelinën me përshkrimin “vjen së shpejti”.
As ai e as ajo nuk dhanë detaje të tjera, megjithatë fakti se Adelina po sjell këngë të re, është lajm i mirë./Prive.al