Janë mbushur vetëm 3 javë që nga lansimi i projektit të fundit ‘Diçka tjetër’ nga reperi i njohur 2TON por duket se ai nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq.
Artisti përmes një postimi në Instagram na njofton me këngën e tij më të re të titulluar ‘Prej asaj nate’ të cilën nuk hezitoi as ta etiketojë si një “Bombë C4” e që pritet ta publikojë shumë shpejt.
Nëse shikojmë me vëmendje titujt e të dy prodhimeve duket një lidhje mjaft interesante mes tyre “Diçka tjetër” “Pas asaj nate”, ndoshta projekti në fjalë do të jetë një lloj vazhdimësie e produktit paraprak teksa do të shtjellojë temën e njejtë.
Ky supozim pritet të zbulohet me kohë teksa fansat dhe ndjekësit e artistit po e presin me padurim produktin e ri. /Prive.al/