Parada e Krenarisë në sheshin “Skënderbeu” përmes fotografive

By

Tubimi i njerëzve për Paradën e Krenarisë ka nisur sot në orën 11:30 në Sheshin “Skënderbeu”. Motoja për këtë vit është “Bashkë dhe Krenarë”.

Në përkrahje të Paradës së Krenarisë janë parë edhe emra të ndryshëm të politikës si: Adriana Matoshi, Nol Nushi, Frashër Krasniqi, Teuta Rrusta, e të tjerë.

Në orën 12:00 ka filluar ecja drejt sheshit, ndërsa do të përfundojë tek sheshi “Zahir Pajaziti” me një fjalim që adreson mesazhin e Javës së Krenarisë për këtë vit.

Më poshtë Prive sjell disa fotografi nga atmosfera e paradës që po mbahet. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm