Para se të vendosni të ndaheni nga partneri, duhet t’ia bëni vetes këto pyetje

By

Nuk është gjithmonë e lehtë të vendosni nëse duhet të ndaheni me partnerin tuaj: Ju me siguri kujdeseni për ta dhe keni shumë kujtime të shkëlqyera së bashku. Por mund të ketë probleme në marrëdhënien tuaj që shpesh ju bëjnë të pyesni veten nëse ndarja është apo jo vendimi i duhur.

“Ndarja nga partneri ndonjëherë është gjëja e duhur për t’u bërë, nëse nuk ndiheni më të lumtur dhe ju duket se lidhja po ju mposht disi”, thotë Celia Scheyer, eksperte e dating dhe marrëdhënieve.

Ja disa pyetje që duhet t’i bëni vetes dhe të vëreni përgjigjet përkatëse, para se t’i jepni fund marrëdhënies suaj:

#1 – A është dikush tjetër përveç meje, që po ndikon në vendimin tim?

#2 – A ndajmë unë dhe partneri të njëjtat vlera bazë?

#3 – A do të doja që fëmija im, në të ardhmen të ishte me dikë si partneri im?

#4 – A është ndarja një lloj “modeli sjellje” për mua?

#5 – Si dhe sa do varet lumturia ime nga ky veprim? A do ndihem më e lumtur/e çliruar nëse ndahem?

#6 – A është kjo (lidhja apo ndarja) ajo që më duhet dhe ajo që dua në jetën time për momentin?

#7 – Mos ndoshta diçka me rëndësi ka ndodhur në jetën time dhe unë thjesht po reflektoj atë stres tek lidhja ime?

#8 – Apo thjesht jam “trashur” nga rutina? A ka diçka që mund të bëj për këtë?

#9 – Cila është zgjedhja e parë që më vjen në mendje nëse i besoj (vetëm) intuitës dhe instiktit tim?

#10 – A më pëlqen personi që jam kur jam afër partnerit tim?

Artikuj të ngjashëm