Aktori amerikan Bradley Cooper dhe e dashura e tij, modelja ruse Irina Shayk, para se zyrtarisht ta lajmëronin ndarjen, kishin jetuar ndaras nga njëri tjetrit.
Dyshja së fundmi i kanë ndarë rrugët, pasi kishin katër vjet të lidhur bashkë. Ata kane po ashtu nje vajze me emrin Lea.
“Irina nuk është e fokusuar në këtë pjesën VIP ose në famë – ajo vetëm dëshiron ta mbrojë familjen e saj. Bradely i është dedikuar punës dhe po përfiton nga cdo mundësi karriere tani për tani”, i ka thënë një burim i ish çiftit revistës amerikane People, transmeton Prive.
“Ata kanë kaluar shumë kohë ndarazi. Nëse ai ishte në L.A, ajo ishte jashtë qytetit dhe nëse ajo ishte në qytet, ai udhëtonte”.
Ndërsa as Bradley Cooper e as Irina Shayk, nuk kanë dhënë komente rreth ndarjes. /Prive.al