Para për Miss Universe Kosova?!

By

Platformat në rrjete sociale dhe përkrahja në to është shpesh vendimtare në kompeticione të ndryshme.

Deri tash, kjo nuk është se po i mungon Miss Universe Kosova, Camila Barraza e cila po pranon shumë komente pozitive dhe po rangohet lartë nëpër klasifikime të ndryshme.

Por, sipas të gjitha gjasave, bukuroshes që përfaqëson Kosovën në eventin ‘Miss Universe’ në Manila të Filipineve nuk do t’i mungojë as një ndihmë tjetër – ajo financiare.

Në një prej klubeve kryesore të kryeqytetit sonte do mbahet një event, paratë e të cilit nga pjesa e hyrjes do shkojnë për Miss Universe Kosovën.

Një gjë e tillë, e pa dëgjuar më herët si format për ndihmë financiare pa dyshim se do t’i ndihmojë kauzës së promovimit të Camilas si konkurente në këto ditë të mbetura deri tek zhvillimi i eventit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm