Këngëtarja Fjolla Morina është duke finalizuar punët për një projekt të ri muzikor të cilin do ta shoqërojë me videoklip.
Por, para xhirimit të klipit, Fjolla ka pasur një ndalesë të pashmangshme.
Këngëtarja ka intervenuar në fytyrën e saj duke injektuar botox në pjesën e nofullës, një intervenim i cili ka për qëllim të ridimensionojë formën e fytyrës.
Fjolla është një nga këngëtaret e pakta shqiptare që në vazhdimësi ndanë me ndjekësit intervenimet e saj. Rreth një muaj më parë, ajo zbuloi përmes postimeve të cilë procesin e fryerjes së buzëve dhe injektimit të “baby botox” në ballë për të zbehur rrudhat e mimikës së fytyrës. /Prive.al