Dy reperët e njohur Noizy dhe S4MM të enjten kanë lansuar këngën e tyre të re.
Dyshja ka publikuar bashkëpunimin befasishëm, pasi as nuk e kanë paralajmëruar. Projekti i tyre i ri quhet La Familia dhe kënga iu dedikohet bandave.
Klipi është i realizuar në lagje të Tiranës, ndërsa Noizy e S4MM në këtë video spot, duken si gangsterë të vërtetë.
Reperi Rigels Rajku po ashtu ka paralajmëruar edhe një bashkëpunim me Alban Skënderajn, që do quhet “Drejt Suksesit”. /Prive.al