Para Dhuratës, ky artist shqiptar synoi duet me reperin algjerian

By

Ditën e djeshme është bërë zyrtar dueti i Dhurata Dorës me reperin algjerian i cili jeton në Francë, Soolking.

Nga pak sekonda të ndarë në rrjete sociale, projekti ‘Zemër’ i cili vie gjysmë-shqip e gjysmë-frëngjisht do jetë një hit i pakontestueshëm këtë vit.

Por, duket se para Dhuratës, një tjetër artist shqiptar ka pasur plane për bashkëpunim me Soolking.

Prive.al jozyrtarisht ka mësuar se ka qenë Majk ai i cili ka pasur bisedime për një duet me artistin në fjalë mirëpo gjërat nuk janë konkretizuar.

Duket se ka qenë e shkruar për Dhuratën që të realizojë këtë bashkëpunim i cili mund të shërbejë për depërtim edhe në tregun frankofon shkaku i artistit që merr pjesë në bashkëpunimin i cili është produkt i RedBox Entertainment. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm