Këngëtarja e reperja e njohur kosovare Melinda Ademi, ka ndërmarrë një hap të guximshëm!
Ajo i ka kërkuar publikisht falje koleges së saj Taynas, përmes një postimi në Instagram ku shprehte keqardhjen që e ka thumbuar me vargje diss.
“I kërkoj falje artistes Tayna për ofendimet në feestyle-in e fundit. Për shkak të drejtimit që ka marrë rap-i i femrave, mendoj se duhet ta ndryshojmë kahjen dhe të mos nxisim urrejtje te gjeneratat e reja”, ka shkruar Ademi.
Në anën tjetër, kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë në skenën muzikore shqiptare.
Në ndërkohë, Tayna nuk ka reaguar karshi kërkimfaljes së Ademit, duke mos thënë as edhe një fjalë.