Ajo është e njohur për performanca energjike dhe gjithmonë bën që kokat të kthehen nga ajo!
Dhe 26 vjeçarja Miley Cyrus, nuk e zhgënjeu publikun kosovar kur u ngjit në skenën e festivalit Sunny Hill në këtë të premte në Prishtinë.
Duke veshur një bluzë të tipit “Crop-top”, e cila në trupin e Mileyt dukej tejet seksi, e të kombinuar me një palë pantallona latex, ajo dukej si rock star në skenë!
Kësaj veshjeje fantastike, ajo ia kishte shtuar edhe një rrip të markës Gucci me gurë shkëlqyes.
Ndërsa pantallonat e markës Maison Margiela, kushtojnë vetëm 495 dollarë dhe mund t’i gjeni edhe ju fare lehtë në Internet.