Nita gati për debutimin zyrtar solo si artiste e ‘Authentic’

By

Projekti akustik ‘Future’ nga 2po2, ishte me fat për Nita Latifin e cila përpos që u bë pjesë e saj, njëkohësisht i hapi dyert e labelit të Besnikut e Capital T.

Latifi nënshkroi kontratë me Authentic, e produksioni i parë origjinal si artiste e këtij labeli erdhi me 2po2 për këngën ‘Yll’.

Por, tani është koha që Nita të debutoj edhe si solo artiste, e këtë gjë e ka bërë të ditur përmes llogarisë së saj në Instagram.

‘Vet’ do të mbaj emrin kënga e parë solo, klipi i së cilës është realizuar nga Imagine Films.

Versioni përfundimtar do të publikohet këtë javë./Prive.al

My new song is coming this week!! Stay tuned ? #authentic #imagine #onima #newsong #authenticent

A post shared by Nita Latifi (@nitalatifii) on

Artikuj të ngjashëm