Pandemia sjellë “Shnosh si kokrra” nga Hardh Fest

By

Edicioni i pestë i festivalit “Hardh Fest” vjen me “Online Edition”, nga data 4-5 dhe 6 shtator, transmeton Klan Kosova.

Duke iu përshtatur periudhës së pandemisë, ky festival, do të mbahet nën sloganin “Shnosh si kokrra”.

“Në situatën e zymtë të pandemisë duhej një slogan i hareshëm dhe idea lindi prej pyetjes që është bërë më shpesh kohëve të fundit, “Si je?” – me përgjigjet ‘shnosh e mirë’, ‘mirë vallai’ etj., dhe sidomos në vendlindjen e Hardh Festit, në Rahovec kjo pyetje shumicën e herave pritet me një përgjigje shumë krenare, ‘shnosh si kokrra e rrushit’.

Andaj edhe lindi slogani “Shnosh si Kokrra”, duke dashur të percjellim një mesazh mbështetës anembanë!” thuhet në njoftimin e “Hardh Fest”.

Ndërkohë pritet që aktivitetet t’i mbajnë në formë Online dhe të shënohet edicioni i pestë në mënyre simbolike.

Festivali, “Hardh Fest”, edicionin e kaluar shënoi një sukses të madh, ku numri i pjesëmarrësve arriti mbi 70 mijë vizitorë nga mbarë bota.

Artikuj të ngjashëm