Fero s’ndalet: Sfidon publikisht dyshen historike të hip-hopit shqiptar!

By

Pak ditë më parë erdhi me idenë e një bashkëpunimi me nëntë reperët më të njohur të Gjilanit.

Por me gjasë, atmosfera “paqësore” nuk i ka zgjatur shumë Feros. Ai i është rikthyer sfidave e ballafaqimeve frontale.

Përmes rrjeteve, reperi i ri i ka bërë thirrje dyshes historike të “PINT”, MC Kresha dhe Lyrical Son që të përballen në betejë me të.

“Ndash le ta marrin Bim Bimën, Ergenin e krejt këta piunat e vogël që i kanë, ju kupi krejt njo nga njo” – shprehet Fero në videon e bërë.

LAJMI VIJON NËN VIDEO

Tutje ai e lë të hapur që beteja mes tij dhe Kreshës e Lyrical Son të zhvillohet në emisione, para publikut apo në opsione të tjera.

“E shohim cili është më i fortë” – deklaron Fero duke thënë që nuk duhet të “filozofojnë për hip hop”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm