Pandemia bëri që familja Kardashian të thyejë një traditë dhjetëra vjeçare

By

Këtë vit një botë e tërë u përballë me një sfidë siç është pandemia. Shume plane u prishën e shumë tradita u lanë pas dore, e nuk do të ishte më ndryshe edhe për një nga familjet më të njohura në botë – familja Kardashian.

Bëhet fjalë për festën që familja organizojnë çdo vigjilje të Krishtlindjeve, traditë kjo që ka vazhduar për 42 vjet.

Ishte Khloe Kardashian ajo që njoftoi për ndjekësit se festa është anuluar këtë vit për herë të parë në 42 vjet.

“Rastet COVID po dalin jashtë kontrollit në Kalifoni”, shkruan ajo duke shtuar më pas,  “Kështu që ne vendosëm që nuk po bëjmë një festë në prag të Krishtlindjes këtë vit. Është hera e parë që nuk do të kemi një ndejë në prag të Krishtlindjes që nga viti 1978 besoj”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm