Jonida Maliqi këtë vit përfaqëson Shqipërinë në Eurovision që po mbahet në Izrael për të tretën herë.
Si duket Jonida ka shfrytëzuar rastin të shijojë pak edhe bukuritë e Tel Aviv dhe të ç’lodhet për eventin e madh që e pret. Në Instagramin e saj ka postuar një foto ku po shijon rrezet e diellit në një xhiro me varkë.
Jonida do të performojë në gjysmëfinalen e dytë të festivalit evropian që do të mbahet me 16-të Maj, bashkë me 17 shtetet e tjera konkurruese.