Një muaj më parë, kryebashkiaku i qytetit të Tiranës, Erion Veliaj, dha lajmin e bukur se ai dhe Ajola Xoxa do të bëheshin prindër për herë të parë. Erioni zbuloi se partnerja e tij do të sjellë në jetë një djalë.
Çifti shfaqet mjaft i entuziazmuar për fëmijën që do të lindë së shpejti, pasi tashmë Ajola është në muajin e shtatë të shtatzënisë. Megjithëse në muajt e fundit të pritjes, në profilin e saj në Instagram ajo ka treguar se nuk ndalet nga puna, duke u marrë me projekte të reja muzikore dhe shpesh publikon edhe foto të sajat.
Pak më parë, Ajola ka publikuar një foto ku shfaqet e veshur me një fustan blu të errët, me syze dielli dhe flokët e kthyera nga një anë, duke u dukur mjaft elegante dhe në formë teksa është në pritje të fëmijës së parë.