Pak para finales, Jonida befason në sondazhet e fansave të Eurovision

By

Pak minuta kanë mbetur deri në nisjen e finales së ‘Eurosong 2019’ në Tel Aviv.

Interesi është i madh për faktin se këtë vit, Shqipëria ia ka dalë të kualifikohet në finale me këngën ‘Ktheju tokës’ nga Jonida Maliqi.

E duket se ky projekt me të cilin këngëtarja Maliqi përfaqëson Shqipërinë po pëlqehet shumë.

Një prej faqeve të mëdha të fansave të festivalit ka hapur një sondazh LIVE për këngën fituese dhe rezultati është befasues.

Besoni ose jo, Jonida me ‘Ktheju tokës’ është duke prirë në sondazhin e fansave me mbi 13,000 vota.

Kujtojmë që sonte, këngëtarja performon e dyta me radhë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm