Pak para dasmës së Jonidës e Besnikut, zbuloni ambientin mahnitës të eventit (FOTO)

By

Ditën e sotme kurorëzon dashurinë një prej çifteve, për të cilin u mësua se janë në lidhje më së voni.

Fjala është për aktorin kosovar Besnik Krapi dhe aktoren, njëherësh prezantuesen nga Shqipëria, Jonida Vokshi.

Çifti kurorëzojnë dashurinë në ambient të hapur në një prej resorteve në vijën e bregdetit Adriatik, konkretisht në Golem.

Ceremonia është paraparë të nisë në orën 18:00 me kurorëzimin e çiftit përkrah një rrethi më të ngushtë të familjarëve dhe miqve. Pjesa e koktejit pason nga ora 19:00 teksa nga ora 20:00 do të nisë ceremonia kryesore.

Pak orë përpara, ne ju sjellim fotografitë nga ambienti mahnitës në të cilin Jonida dhe Besniku do i thonë po njëri-tjetrit.

Gjithçka nga dekori është menduar t’i besohet kompanisë së Amarda Toskës dhe ne ju ftojmë të qëndroni me portalin tonë për të gjitha detajet më interesante nga kjo dasmë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm