Alma Bektashi thumbon këngëtaret e hiteve sezonale, derisa vetë po përgatitet për tu rikthyer në skenë (VIDEO)

By

Zëri i saj për më shumë se nëntë vite i mungoj si fansave të saj ashtu edhe diskografisë muzikore shqiptare.

Prezenca e saj si anëtare e jurisë në “The voice of Albania” megjithate nuk e plotesoi boshllëkun e presences së saj në muzikë.

për të gjithë adhuruesit e saj dhe dashamirët e muzikës që ajo kultivoi ndër vite, kemi lajme të mira nga Alma. Ajo tashmë veq ka filluar konsultimet me kompozitorë dhe producent muzikorë.

Këto dhe plane të tjera ajo i shpalosi në një intërvistë për emisionin Prive. E pyetur se përse ndodhi kjo vonesë dhe shkëputje nga muzika, ajo përgjigjet se nuk e di as vetë se si shkuan gjërat megjithatë një gjë e di sigurt, ajo nuk deshiron ti dëshpëroj fansat e saj pritjet e të cilëve janë që Alma të sjellë këngë të cilat do i rezistojnë kohës përkundër prurjeve të reja nga artist të rinj.

Ndryshe, ajo nuk pretendon të sjellë ndonjë hit,duke iu referuar atyre “të verës, dimrit,bazenave”  thjeshtë është duke punuar të sjellë vazhdimësinë e muzikës të cilën ajo e kultivoi për vite të tëra./PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm