Dikur ishin brenda një grupi por me kohën, shumë gjëra ndodhën.
Me raste pati edhe mosmarrëveshje por edhe mes shoqërive të dikurshme, mbeten edhe miqësi.
E në ribashkim interesant ka ndodhur mbrëmë.
Disa nga koha e “Babarecords” e të tjerë nga “Babastars” i dikurshëm janë bërë bashkë.
Majk, Cozman, Ledri, Lumi, Marshall Jungle e menaxheri i Getoar Selimit, Dekorim Sahiti janë bërë bashkë në një prej lokaleve të kryeqytetit.
Djemtë në këtë rast kanë shkrepur edhe një fotografi të cilën e kanë ndarë me ndjekësit në rrjete sociale. /Prive.al