Pajtimi me Stresin e mendimi i nënës për Julin, flet Atdheu

By

Atdheu i është rikthyer Julit në rrjete sociale.

Ai i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në lidhje me këtë pjesë.

“Po vazhdoj ta mbaj premtimin e dhënë. Ka ngel edhe pak kohë”, është shprehur ai duke iu referuar deklaratës në Prive pas daljes.

Atdheu është shprehur se do që Juli ta fitojë këtë format.

Mbi pajtimin me Stresin ai është shprehur:

“Unë e kam ditur pak a shumë edhe e kam kërkuar atë pajtim se në fund të ditës është një lojë dhe ndryshon dinamika e lojës mendoj që bëhen bajate ofendimet, debatet situatat edhe para syrit të publikut, duan me pa risi”.

Xharavina ka shuar kureshtjen edhe sa i përket mendimit të nënës së tij mbi këtë pjesë.

“Do jetë gjithnjë e lumtur kur unë jam i lumtur”, është shprehur ai. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm