Këngëtarja e njohur, Nicole Scherzinger, është paditur nga themeluesi i grupit muzikor “Pussycat Doll”, Robin Antin për pretendimet se ajo është duke kërcënuar se nuk do të marrë pjesë në një turne muzikor të ribashkimit të tyre.
Padia u ngrit nga Gjykatën Supreme të Los Anexhelosit, duke pretenduar se këngëtarja e Don Cha dëshironte të kishte një pjesë më të madhe të parave nga fitimi i turneut të grupit dhe “ka kërkuar të rinegociojë kushtet e kontratës së saj”.
43 vjeçarja kishte rënë dakord me Antin që të kishte 49 përqind të aksioneve nga fitimet dhe kishte nënshkruar pjesën e saj të kontratës së ribashkimit, sipas dokumenteve që u dorëzuan në gjykatë.
Por pasi turneu u vonua për shkak të COVID-19, Nicole “tani nuk pranon të marrë pjesë në turne” nëse nuk merr “75 përqind të aksioneve së bashku me autoritetin përfundimtar vendimmarrës”, ka thënë Robin.
Nicole është ylli më i famshëm i Pussycat Dolls, i cili u themelua në vitin 1995. Që nga largimi nga Dolls, Nicole ka vazhduar të krijojë një karrierë solo muzikore dhe një karrierë të suksesshme në TV si gjyqtare e emisioneve televizive.