Padi e re kundër Kanye West, për çfarë po akuzohet ai?

By

Reperi Kanye West po perballet me një padi të re, brenda të cilës akuzohet se ka përdorur tone të ashpra karshi punonjësve të tij me ngjyrë dhe e ka vlerësuar lartë figurën e liderit nazist, Adolf Hitler.

Ish punonjësi i West, Trevor Philips, ka pretenduar se Kanye “nuk i ka qortuar kurrë punonjësit e tij të bardhë, por kjo nuk ka vlejtur për ata me ngjyrë”.

“Phillips, në disa raste, ishte dëshmitar i Kanye-s duke i predikuar stafit të tij turpësi të tilla si ‘hebrenjtë janë jashtë për të më kapur’ dhe ‘hebrenjtë po më vjedhin të gjitha paratë'”, thuhet në padi.

“Hitleri ishte një novator. Ai shpiku kaq shumë gjëra. Ai është arsyeja pse ne kemi makina”, pretendohet në padi të ketë thënë reperi.

Gjithashtu, Philips përmendi një rast kur artisti i hitit “Famous” një herë u tha dy fëmijëve në Akademinë Donda të rruanin kokën dhe i kërcënoi se do t’i mbyllte në kafaze.

Tani Philips i cili ndaloi së punuari për sipërmarrjet e West në gusht të vitit 2023, po kërkon 35 mijë dollarë kompensim.

Artikuj të ngjashëm