“Pa vend” në Kanë, regjisori kosovar Karahada flet rreth historisë së dokumentarit

By

Dokumentari “Pa vend” është i pari nga Kosova që është përzgjedhur për Kanë, në listën e ngushtë të konkursit të festivalit të filmit të shkurtër për vitin 2021.

I zgjedhur në mesin e tre mijë e 739 filmave të shkurtër, dokumentari i Samir Karahadës përqendrohet te anëtarët e një klubi pingpong në Prizren, pas Luftës së Kosovës.

Regjisori Samir Karahada ka folur në lidhje me dokumentarin për Associated Press, të cilëve ai u tha se filmi flet për tavolinat e ping-pongut dhe mënyrën se si ato lëviznin nga qyteti në qytet për t’u stërvitur, e kjo lëvizje ndodhte për shkak se vendi ishte në luftë, përcjell Klankosova.tv.

“Historia tregohet përmes dy djemve të cilët janë persona real nuk janë aktorë. Pra, është një histori rreth diskriminimit në sportet e vogla që bëheshin në vendin tim. Për momentin ky ekip është i suksesshëm dhe përfaqësohet nga tre lojtarë në një ekip kombëtar të ping-pongut të Kosovës”, tha Karahada për Associated Press.

Ndryshe, i pari nga Kosova që u nominua në Berlinale ishte dokumentari i shkurtër i vitit 2019 me titull “Në mes”.

Artikuj të ngjashëm