‘Pa ndjenjë’ replika më e mirë e Beatrix për ish të dashurin?!

By

Beatrix Ramosaj mbajti fjalën!

Ashtu siç kishte premtuar pak ditë më parë, ajo publikoi sot në orën e premtuar këngën e re ‘Pa ndjenjë’ e cila e rikthen pas një periudhe relativisht të gjatë.

Rikthimi i Trixës ka qenë goxha më ndryshe! Me një videoklip të nxehtë dhe një tekst të drejtpërdrejt, këngëtarja trajton temën e një ndarjeje dhe vendimit të prerë për të mos iu rikthyer ,ë historisë.

Kaq ka mjaftuar që menjëherë të ngriten hamendësimet mes fansave dhe jo vetëm për një projekt personal të këngëtares e cila disa muaj më parë doli nga një lidhje e gjatë, e para publike prej kur është fytyrë e njohur.

Të ketë qenë ‘Pa ndjenjë’ përgjigja më e mirë për ish-in?! Dëgjoni e vlerësoni vetë.. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm