Pa gjyshin për dhuratë: Arta Bajrami uron me fjalë të dhimbshme vajzën për ditëlindje

By

Një gëzim e një hidhërim paskan qenë afër për këngëtaren Arta Bajrami.

Ajo humbi babanë para pak ditësh, rapsodin Zejnullah Bajrami, por vajza e saj e madhe Viktoria, këtë të hënë po e feston ditëlindjen.

Kjo festë në familjen e Artës nuk është kuptimplote pa gjyshin afër, i cili supozohej t’i sillte mbesëa dhuratën e radhës.

“Erdhi edhe shkoi 25 tetori Ditëlindja yte e 7 të Viktoria, por kësaj rradhe pa Gjyshin tënd që me padurim e prisje dhuratën nga ai, nuk e priti ditëlindjen tënde eeeehhh jeta ish e tillë e ftoftë ai akulli, por ti ma ngrohe zemrën në ditëlindjen tënde sepse mami të ka Princes , Gezuar ditëlindjen qofsh e lumtur gjithmon Viktoria ime ??❤”, ka shkruar Arta, e përmalluar pë të atin.

Ajo ka publikuar edhe një seri fotografish nga festa e ditëlindjes së vajzës, ku shihet një ambient shumë i bukur. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm