Dy muaj më parë, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Orinda Huta njoftoi të gjithë se ajo është në pritje të ëmbël. Ajo dhe bashkëshorti i saj Turjan Hysko, po bëhen prindër për herë të parë.
Në postime të mëvonshme, çifti zbuluan se ata po bëhen prindër të një vajze.
Ajo që publiku nuk dinte ishte se moderatorja ishte shtatzënë kur po priste rezultatet për testin e COVID-19. Orinda rezultoi pozitive, po gjendja e saj shëndetësore nuk ishte rënduar dhe gjithcka kaloi mirë.
Këtë eksperiencë të frikshme ajo e ndau tani me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
“Duke bërë xhiro nëpër albume, del kjo foto. Kthehesh aty dhe mendon, 1 ditë para ke marrë lajmin e bukur, ndërkohë që ndjen ethe sepse të nesërmen do konfirmohesh me Covid-19 prej analizave”, përshkruan postimin e saj, Orinda. /Prive.al