Organizoi festë për përkrahësit e saj, Einxhel befasohet sërish nga fansat (VIDEO)

By

Einxhel Shkira gjatë këtij edicioni të “Big Brother Vip” padyshim që ishte njëra ndër konkurentet më të komentuara dhe më të dashura për publikun jashtë shtëpisë.

E gjithë aventura e saj brenda shtëpisë, bëri që Einxhel të jetë shumë e dashur për publikun dhe të krijojë fansa anë e mbanë shqiptarëve që e ndiqnin.

Në shenjë falënderimi për gjithë përkrahjen që ia kanë bërë brenda dhe më pas jashtë shtëpisë, moderatorja organizoi një festë ditën e djeshme për fansat e saj.

Përmes disa postimeve në InstaStory, Einxhel ka ndarë pamje nga festa, por e veçanta ishte ajo që moderatorja nuk e priste aspak – të befasohej sërish nga fansat e saj.

Më poshtë mund të shihni pamje nga festa e organizuar nga Einxhel. /Prive.al

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm