Roan është i vetmi person që mund ta shihni tash e dy muaj në profilin e bukuroshes nga Prishtina, Majlinda Zeka.
Djali të cilin e solli në jetë si fryt i dashurisë me Majkin është shndërruar tashmë në një yll të rrjeteve sociale me shumë pëlqime e komente nga ndjekës të Majlindës.
E një postim që nuk ka pasur të bëj me djalin ka tërhequr sot jo pak vëmendjen e atyre që e përcjellin bukuroshen.
Ajo ka zbuluar orën e re të markës së preferuar të Majkit, Versace e cila tejkalon një çmim prej 250 eurosh pa specifikuar nëse e ka dhuratë apo e ka blerë vetë.
Sidoqoftë, përkundër kuriozitetit, e gëzofsh Majlindë! /Prive.al/