Olti sjell skemën si mbërriti Alketa në Sanremo, ajo i ‘vë kapakun’ sherrit të ri

By

Prezantuesja Alketa Vejsiu që ka bërë bujë të madhe në dy muajt e fundit për arsye të ndryshme, amplifikoi ditën e sotme vëmendjen ndaj saj me një super lajm që lidhet me një super lajm që lidhet me karrierën.

Vejsiu do jetë e para shqiptare që do të prezantojë Sanremon në edicionin jubilar të 70-të të tij krah emrave të njohur si Monica Bellucci e të tjera yje të tjerë të ekranit italian.

Por, teksa Alketa ende shprehte emocionet e para të ‘lotëve të gëzimit’, një emër i njohur duket të ketë qenë gati për të servuar versionin e tij të katapultimit të Alketës në prezantimin e festivalit të njohur.

Fjala është për opinionistin Olti Curri, i njohur për natyrën e tij të drejtpërdrejtë e të folurit pa dorashka i cili përmes Instagramit ka shpalosur skemën, sipas së cilës, gjithmonë sipas Oltit, Alketa ka mbërritur tek ky nivel i ri në karrierë.

Analiza e Oltit, një njohës i pakontestueshëm i medias italiane ka zanafillën që tek drejtori artistik i edicionit të sivjetmë të Sanremos, i cili është mik me Mateo Renzin, politikan italian, mik i ngushtë i Edi Ramës.

See the source image

Skema e Oltit vazhdon tek ftesa që Alketa i bëri një prezantueseje periferike italiane në emisionin

e saj muaj më parë. E njejta, është gruaja e drejtorit të festivalit.

Opinionisti vë në pah afërsinë e Alketës me Kryeministrin Rama dhe bashkëshorten e tij, që sipas tij mund t’i ketë dhënë një dorë të ndihmës prezantueses në këtë rol, i cili si për relativizuar, theksohet nga Olti se i është besuar ndër vite përplot anonimëve që sot nuk i njeh askush.

Por, këtu nuk mbaron historia.

Menjëherë ka pasuar një koment i Alketës që më nuk gjendet sepse profilit të Olti Currit ia ka bërë bllok.

Kur menduam se Alketa uli shtizat dhe nuk do më sherre, ky me Oltin iu shtua listës ditën e sotme. /Prive.al

 

View this post on Instagram

 

Sidoqofte kemi nje prezantuese shqiptare ne Sanremo…🥂

A post shared by Olti Curri🧿 (@olticurri) on

Artikuj të ngjashëm