Ditët e nxehta të verës dhe rrezatimi i diellit janë diçka që shumë mezi i presim, mirëpo për Olta Bokën kjo është vërtet një problem.
Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ajo zbuloi se ka alergji nga dielli.
“Ah kjo alergjia e diellit që s’më la rehat as këtë verë. Nëse në fund të pushimeve më shihni të bardhë, mos e fusni gishtin në plagë. Më qan zemra për pak ngjyrë, por vetëm me pak ekspozim në diell (me krem mbrojtës) dhe lëkura ime merr flakë nga kruajtjet e alergjisë”, shkroi Olta duke kerkuar bashkëbisedim me ndjekësit e saj. /Prive.al