Përputhen Prime duket se nga java në javë do të jetë i mbushur me befasi dhe dinamika të papara e jo vetëm me protagonistët e sivjetmë.
Siç ka zbuluar autorja e programit Olsa Muhameti, përgjatë tetorit një pjesë përmbyllëse do t’i dedikohet historive nga sezoni paraprak në të cilat ka ende gjëra të pasqaruara.
E një bombastike na pret sonte.
Andi dhe Jasmina do të jenë përballë njëri-tjetrit pas mbarimit të historisë së tyre të dashurisë katër muaj më parë, zhvillim ky që u shoqërua me shumë tension. /Prive.al