Olsa, autorja e ‘Përputhen’ për Tean: Kam fakte që dëshmojnë se…

By

Që pas skandalit të trekëndëshit Tea-Beart-Andi, autorja e programit “Përputhen” Olsa Muhameti nuk ka dhënë asnjë intervistë për këtë ngjarje, por sot ishte e ftuar në Top Albania Radio për të zbuluar disa detaje më shumë.

Gjatë intervistës në programin “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo, Olsa Muhameti shprehet se ajo nuk ka reaguar vetëm për të mos dëmtuar imazhin e Teas apo Beartit. Ajo gjithmonë është munduar që t’i mbrojë dhe të mos i dëmtojë edhe më shumë pas asaj ngjarjeje duke deklaruar se ka fakte që Tea ka pasur më tepër se një pëlqim në program.

Unë në fakt kam disa fakte të cilat nuk i kam bërë publike për faktin që nuk doja ta dëmtoja Tean, mendova që Tea u gjend në një keqmenaxhim të situatës, ajo keqmenaxhoi këtë situatë që i plasi nga duart… i plasi një bombë! Unë jam e sigurt që fotot nuk kanë dalë nga Tea dhe Bearti. Pra asaj i plasi një bombë nga duart që nuk e kishte menaxhuar mirë dhe filluan të gjenin një fajtor dhe sigurisht preja më e lehtë është produksioni… dhe duke kërkuar fajtorin tek produksioni, ata menduan se kështu do të dalin të larë, por nuk ndodhi kështu…

Janë këto faktet që thashë, pra është një video… e cila mendoj që jemi akoma duke e menduar, nuk kam dashur t’i dëmtoj më shumë këta të rinj. Pra nëse ju plasi në bombë në duar, prej keqmenaxhimit që kanë bërë ata vetë, unë nuk doja t’ju shtoja peshën. Por kam vënë re që janë thënë dhe stërthënë, gjëra të pavërteta.

Artikuj të ngjashëm