Një nga ngjarjet më të mëdha të muzikës elektro zhvillohet gjysmën e dytë të muajit Gusht në Berlin.
Kopshti i muzeut para Hamburger Bahnhof transformohet në një skenë në ajër të hapur për “Berlin Beats”.
Pa pagesë dhe nën qiellin e hapur të Berlin-it, tinguj eksperimentalë dhe ritmet e fortë dëgjohen në kopshtin e muzeut. Performancat zgjasin tre orë secila dhe janë pjesë e Verës Kulturore të Berlinit 2023.
E në listën e artistëve të paraparë për të performuar, është edhe Oda Haliti.
DJ kosovare madje ka vendin thuajse kryesor, e pozicionuar ditën e shtunë të programit me datë 26, natën “Lange Nacht Der Museen Zu Berlin”, ndër më të veçantat.
Ajo do lëshojë disko, tekno dhe house të miksuar me elektronikë eksperimentale industriale. /Prive.al
View this post on Instagram