Brenda shtëpisë së mrekullueshme që Calvin Klein vuri në shitje për 13 milion dollarë

By

Dizajneri ikonë e modës, Calvin Klein ka shitur mega rezidencën e tij, në Miami Beach, duke përfshirë orendi elegante dhe antike nga stilisti me famë botërore Axel Vervoordt, për 13,15 milion dollarë.

Shtëpia prej 5.800 metra katrorë është ndërtuar në vitin 1929, ka pesë dhoma gjumi, pesë banjë e gjysmë, një pishinë, dy garazhe dhe hapësirë për të lënë një jaht.

Shtëpia përmban një plan të tipit kat të hapur me mobilje minimaliste dhe antike nga Italia dhe Maroku – me tone aq neutrale sa ajo e veshjes së tij, harqe të stilit spanjoll, një ballkon, një kuzhinë kubike dhe ka oborrin e vet privat.

Një nga karakteristikat e saj më të habitshme është një port privat dhe pishinë me pamje nga Gjiri Biscayne.

Artikuj të ngjashëm