Një nga ngjarjet më të mëdha të muzikës elektro zhvillohet javës që vjen në Berlin.
Kopshti i muzeut para Hamburger Bahnhof transformohet në një skenë në ajër të hapur për “Berlin Beats”.
“Oda Haliti është një DJ dhe producente muzikore e njohur ndërkombëtarisht. Ajo lidh atmosferën e shkollës së vjetër me ritme të fundit, duke treguar njohjen dhe vlerësimin e saj për muzikën në të gjitha zhanret dhe lokalitetet”, shkruan faqja zyrtare e eventit.
Më saktësisht Oda do të performojë më 7 qershor duke nisur nga ora 19:00, teksa performancën e saj do ta mbyllë në orën 22:00.
Detaje më të hollësishme, i gjeni përmes postimit të mëposhtëm.
View this post on Instagram